Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka deklaruar se se Shqipëria është e parafundit në rajon për ndihmën që është dhënë ndaj familjeve në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto
“Dhe Banka Botërore konfirmon se qeveria shqiptare është më e papërgjegjshmja në rajon në raport me ndihmën e akorduar për qytetarët e vet në perballimin e krizës. Edhe duke llogaritur subvencionimin për energjinë ndihma e akorduar perben 1.9% te Prodhimit te Brendshëm Bruto. Edhe me këtë jemi të parafundit në Rajon.
Shqipëria gjatë vitit 2022 ka shpenzuar për masat mbështetëse dhe për mbrojtjen sociale 0.6% të PBB-së, ndërkohë kostot për subvencionet e energjisë ishin sa 1.3% e PBB-së. Nisur nga të dhënat ndihma e shtetit shqiptar për familjet në nevojë është në total sa 1.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkruan Sula.
Krahasuar me vendet e rajonit, sipas tij, Shqipëria ka lënë pas vetëm Malin e Zi, ku paketa e ndihmës sociale e zbatuar në vitin 2022 në përgjigje të krizës së kostos së jetesës është sa 1.2 e PBB-së.

“Në rajon kostot më të larta për paketën e mbrojtjes sociale i llogarit Kosova me 4.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në total. Bosnje Hercegovina ndjek Kosovën me 3.7% të PBB-së, pasuar nga Serbia me 3.3%. Ndërkohë, paketa e mbrojtjes sociale ne Maqedoninë e Veriut llogaritet sa 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të këtij vendi. Referuar shifave Kosova mban vendin e parë me paketën me të madhe për mbrojtje ndaj familjeve në nevojë në përgjigje të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve gjatë vitit 2022.
Për çdo njeri që ka iluzjonin se ka në pushtet një qeveri socialiste, pasi e ka vuajtur, të shoh shifrat e Bankës Botërore dhe e kujton sa është tallur kjo mazhorancë me ta”, shkruan Sula.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje