Politike

Gara për Vaun e Dejës / Kandidatët për këshilltarë nuk mbështesin emrin e Alibeajt: Drini nuk është votuar, jemi pro Zef Hilës  

Kandidatët për këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës, kanë dalë me një njoftim zyrtar në mbështetje të kandidaturës së Zef Hilës që do të garojë në koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe jo kandidaturës së propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Klomentina Drini.  

“Ne distancohemi nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit, që të bashkuar të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve, z. Zef Hila dhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Z. Zef Hila është ish-kryebashkiaku jonë, është Deputeti ynë, është njeriu më i votuar dhe më i mbështetur i kësaj zone, dhe po ashtu edhe në listen tonë për këshilltarë bashkiak janë përfshirë gra dhe burra të ndershëm, profesionistë e me integritet, me kontribute për komunitetin tonë, e të gjithë  janë të gatshëm për të punuar me përkushtim dhe me besim, për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak dhe të z. Zef Hiles si kryetar i ardhshëm i Bashkisë Vau Dejës me 14 Maj”, thuhet deklaratën e kandidatëve për këshilltarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë