Gazeta Si – Në Kentaki, në SHBA, të paktën pesë persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë, mes tyre një polic, u plagosën gjatë të shtënave të ndodhura në qytetin e Louisville dhe pikërisht brenda Old National Bank.
Policia lokale konfirmoi se kishte ndërhyrë pas të shtënave, duke shtuar në përgjithësi se “ka disa viktima të përfshira”.



Zyra lokale e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) konfirmoi se ishte një “përleshje me armë zjarri”, ndërsa agresori është eliminuar.
Dëshmitarët që u larguan nga ndërtesa raportuan se kishin dëgjuar të shtëna. Në një postim në Tëitter, guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha se po shkonte në vendin e të shtënave. “Ju lutemi lutuni për të gjitha familjet e prekura dhe qytetin e Louisville,” shtoi Beshear.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje