Bota

‘Doktrina’ e re e Emmanuel Macron: Europianët nuk janë vasalë të SHBA-ve

Gazeta Si – Presidenti francez, duke u kthyer nga një vizitë në Kinë, dha një intervistë në të cilën ai përvijoi vizionin e tij për politikën ndërkombëtare. Dhe duket se po merr një pozicion pajtues me Pekinin

Gazeta Si – Evropa nuk duhet të përfshihet në kriza që nuk janë tonat, vendet evropiane nuk duhet të jenë “vasalë të Shteteve të Bashkuara” dhe Bashkimi Evropian duhet të përbëjë një “pol të tretë” përballë Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kështu e përshkroi presidenti francez Emmanuel Macron vizionin e tij për politikën ndërkombëtare, në avionin që e ktheu në Paris pas vizitës së tij shtetërore në Kinë, duke folur me gazetarët e “Les Echos”, “Politico” dhe “France Inter”.

Në airbusin presidencial, i veshur me xhupin e tij “French Tech”, Macron bëri deklarata sfiduese – të cilat mund të priten me habi në shumë kryeqytete evropiane për nevojën që Evropa të “mos ndjekin Shtetet e Bashkuara”, duke u distancuar nga Shtetet e Bashkuara, pikërisht në një kohë kur interesi i ri i Uashingtonit për Evropën është vendimtar për fatin e luftës në Ukrainë.

Macron niset nga parimi i dashur për të i “autonomisë strategjike evropiane”, të përshkruar në fjalimin në Sorbonë në shtator 2017, disa muaj pas mbërritjes së tij në Elysée.

Ai citon Antonio Gramscin, duke pretenduar se “ka fituar betejën ideologjike”, dhe nënvizon nevojën e sovranitetit evropian edhe në mbrojtje, në një kohë kur është e nevojshme të përshtatet me një “ekonomi lufte”.

“Autonomia strategjike duhet të jetë beteja e Evropës, – thotë Macron. – Ne nuk duam të varemi nga të tjerët për çështje thelbësore. Ditën kur nuk ke më liri të zgjedhësh për energjinë, si të mbrohesh, në rrjetet sociale, në inteligjencën artificiale, sepse nuk ke më infrastrukturat e nevojshme, largohesh nga historia”.

Nëse ky formulim në përgjithësi nuk ngjall kundërshtime, pika delikate është distancimi i mëvonshëm nga Shtetet e Bashkuara, asnjëherë kaq i qartë, veçanërisht për sa i përket krahasimit me Kinën.

“Autonomi strategjike do të thotë të kesh pikëpamje konvergjente me Shtetet e Bashkuara, por nëse është Ukraina, marrëdhënia me Kinën apo sanksionet, nuk mund kesh një strategji evropiane. Ne nuk duam të futemi në një bllok kundër logjikës së bllokut. Përkundrazi, ne duhet të heqim nga rreziku modelin tone, të mos varemi nga tjetri, duke ruajtur një integrim të fortë të zinxhirëve tanë të vlerës kudo që të jetë e mundur. Paradoksi do të ishte që pikërisht kur po ndërtojmë një autonomi të vërtetë strategjike evropiane, të fillojmë të ndjekim politikën amerikane, për një lloj refleksi paniku, – shton Macron. – Përkundrazi, betejat që do të zhvillohen sot, konsistojnë nga njëra anë në përshpejtimin e autonomisë sonë strategjike dhe nga ana tjetër në garantimin e financimit të ekonomive tona. Gjej rastin të nënvizoj një pikë: nuk duhet të varemi nga ekstraterritorialiteti i dollarit”.

Deklaratat e Macron janë gjithashtu të rëndësishme për kontekstin në të cilin janë bërë. Ose në aeroplanin presidencial në fund të një vizite shtetërore në Kinë, ku presidenti francez përdori tone dhe sjellje më pajtuese ndaj presidentit kinez Xi Jinping sesa ato të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e shoqëroi atë në vizitë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë