Politike

PS çel sot fushatën për zgjedhjet lokale me sloganin ‘Kurrë më pas, vetëm përpara’

Gazeta Si – Me sloganin “Kurrë më pas, vetëm përpara”, edhe pse jo zyrtarisht, Partia Socialiste pritet të çelë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit këtë të martë.

Sipas burimeve paraprake nga selia rozë, sot (11 prill) në orën 17:00, Rama do të mbledhë kryesinë dhe më pas në orën 18.00 në “Sheshin Skënderbej” në kryeqytet, do të prezantohet slogani që do të përdoret për të gjithë fushatën.

Burimet bëjnë me dije se në këtë event do të jenë të pranishëm 61 kandidatët për bashkitë e vendit që garojnë në 14 maj për një mandat 4-vjeçar.

Sa i përket sloganit “Kurrë më pas, vetëm përpara”, ai vjen si mesazh nga socialistët për kundërshtarët e tyre politikë Berisha e Meta, të konsideruara dy figura të vjetra politike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë