Ka ndodhur

Përmbyset trajleri në Librazhd, bllokohet rruga për qarkullimin e mjeteve

Gazeta Si – Një trajler, i ngarkuar me qymyr, është përmbysur në orët e para të mëngjesit në fshatin Xhyrë në Librazhd rreth orës 06:45 të mëngjesit.

Sipas policisë, mësohet se mjeti i rëndë ka lëvizur me shpejtësi dhe nuk ka të lënduar në njerëz, teska rruga u bllokua për pak orë.

Sikurse shihet edhe nga foto, automjeti fillimisht gjatë ecjes është anuar në të majtë të drejtimit të lëvizjes dhe si rezultat i shpejtësisë është përmbysur, duke bllokuar aksin nacional për disa minuta dhe shkaktuar trafik.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe aktualisht është hapur rruga me një kalim për qarkullimin e automjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë