Ka ndodhur

Goditen 3 raste të tentativës për ryshfet ndaj punonjësve të Policisë Rrugore

Gazeta Si – Tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore në Tiranë.

Shtetasit Xh.D., 62 vjeç, K.C., 28 vjeç dhe E.P., 21 vjeçe u konstatuan në shkelje gjatë drejtimit të automjetit dhe me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të policisë, shuma të ndryshme parash në formë ryshfeti.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 3 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë