Gazeta Si – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar ligjin që i jep fund emergjencës Covid 19 në vend.
Shtëpia e Bardhë raportoi lajmin në një deklaratë, duke shpjeguar se Biden ka ratifikuar legjislacionin e miratuar nga Kongresi, “i cili i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare të lidhur me pandeminë”.
Të gjitha rregulloret që hynë në fuqi gjatë pandemisë, do të pushojnë së funksionuari më 11 maj.
Kjo do të thotë se fondet e mëdha të akorduara që nga viti 2020 për ofrimin e testeve Covid falas, vaksinave dhe masave të tjera emergjente, nuk do të jenë më të disponueshme nga 11 maji.
Masa, e cila ndau demokratët, u miratua së fundmi nga Senati federal me një shumicë dypartiake prej 68 votash pro dhe 23 kundër. Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane miratoi masën muajin e kaluar.
Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, masa e miratuar nga administrata Trump në vitin 2020, e cila lejon dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve pa vizë, edhe pse janë azilkërkues të mundshëm, duhet të përfundojë gjithashtu.
Ekzekutivi amerikan ka thënë se dëshiron të revokojë këtë masë – të njohur si “Titulli 42” – dhe ta zëvendësojë atë me një mekanizëm të ndryshëm ligjor për të rregulluar fluksin e emigrantëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje