Politike

Padia për konfiskimin e pronave, Kushtetuesja shtyn seancën

Gjykata Kushtetuese shtyu seancën për kërkesën e PD për shfuqizimin e VKM-së për konfiskimin e pronave.

Seanca do të mbahet më 26 Prill në orën 10:00.

28 deputetë të PD kanë kërkuar shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi.

Deputetët kërkojnë shfuqizimin e VKM-së me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën pasi cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë