Gazeta Si – Një 34-vjeçare me profesion estetiste, është arrestuar në Tiranë gjatë një aksioni antidrogë të koduar “Komuna 2”. Policia thotë se në pranga ka rënë e reja me iniciale D.B.
Në momentin e arrestimit, asaj iu gjet një sasi kokaine, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 40 doza gati për shitje.
Nga hetimet, del se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e “Komunës së Parisit”.
Më herët, policia kishte marrë informacion se 34-vjeçarja shpërndante kokainë në vendet e saj të punës, por edhe në ende të ndryshme në kryeqytet, ku kishte siguruar klientë.
Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se estetistja siguronte sasi deri në gjysmë kilogrami në Fushë Krujë e më pas e ndante në doza, të cilat i shpërndante në 10-15 vende në ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje