Politike

Kandidatët për lokalet / Celibashi çon 30 emra për verifikim në prokurori, listën e kryeson PS dhe PD e Alibeajt  

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dërguar në prokurori këtë të mërkurë për verifikim të mëtejshëm 30 kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë në 14 maj.

Shumicën e mbajnë emrat e propozuar nga PS dhe PD e Alibeajt. Konkretisht 8 emra kandidatësh i përkasin Partisë Socialiste, 4 emra koalicionit “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Berisha dhe Meta dhe ajo që bie në sy është numri i kandidatëve për Këshillat bashkiak plot 7 për verifikim i Enkelejd Alibeajt.    

Kryekomisioneri është shprehur më herët se ky proces duhet të përfundojë para datës 14 prill me qëllim që të jetë koha e domosdoshme për shtypjen e fletëve të votimit që kësaj here do të jene dy një fletë për kandidatët për kryetar dhe një fletë për këshillat bashkiakë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët pak ditë më parë, Celibashi tha se do të pritet shqyrtimi i rasteve që lidhen me regjistrimin e kandidatëve, dhe në përfundim të këtij procesi do të kemi listën e plotë të kandidatëve dhe subjekteve zgjedhore për 14 majin.

Tre ankimimet të subjekteve politike në kuadër të dekriminalizimit për kandidatët janë Rezeart Tusha në Shijak, Qerim Ismailaj në Mallakastër dhe Kreshnik Hajdari në Kuçovë.

LISTA PER VERIFIKIM

1. Z. Kreshnik Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë.

2. Z. Artur Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë.

3. Z. Kristian Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Vau i Dejës.

4. Z. Beqir Mulaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has.

5. Z. Rezeart Tusha, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak.

6. Z. Elvis Hajdërlli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll.

7. Z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë.

8. Z. Agron Kapllanaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër.

9. Z. Abedin Oruçi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës.

10. Z. Arjan Xheta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.

11. “Z. Ertor Ndreu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mirditë.

12. Z. Euland Daja, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Shijak.

13. Z. Fatlind Sokolaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tropojë.

14. Z. Ylli Xhafa, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.

15. Z. Syrja Çobo, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Berat.

16. Z. Adriatik Sallahu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për Bashkinë Tropojë.

17. Z. Pashk Gjetaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Pukë.

18. Z. Sokol Kullolli, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh.

19. Z. Afrim Kica, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Tiranë.

20. Z. Kreshnik Myrtollari, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Tiranë.

21. Z. Arbis Vjerdha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Shkodër.

22. Z. Armelin Koni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Shijak.

23. Z. Arsen Belaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Vlorë.

24. Z. Ali Gjeta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Bulqizë.

25. “Z. Marceljo Marra, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK” për Bashkinë Kuçovë.

26. Z. Erald Guna, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Vlorë.

27. Z. Sokol Sava kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Dibër.

28. Z. Valter Hasanaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Vlorë.

29. Z. Emil Musliaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Fushë – Arrëz.

Vendimmarrja për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër, u shty për në seancën e radhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë