Bota

Ukraina: Rusia u pret kokat ushtarëve tanë të burgosur. OKB: Jemi të tmerruar

Gazeta Si – Dy video, ndoshta të xhiruara në dy kohë të ndryshme, të cilat tregojnë edhe një herë gjithë dramën dhe tmerrin e luftës.

Dy video që e shtynë edhe një herë Volodimir Zelenskin t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar. Në këto video shihen disa ushtarë rusë, duke u prerë kokën ushtarëve ukrainas.

“Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë: sa lehtë vrasin këto bisha. Këto video përfaqësojnë Rusinë, ashtu siç është. Ky nuk është një incident. Ky nuk është një episod. Ka ndodhur mijëra herë tashmë. Të gjithë duhet të reagojnë. Mposhtja e terrorit është e nevojshme”, shkroi Zelenski në rrjetet sociale.

Një nga videot që qarkullon në internet, tregon trupat pa kokë të shtrira në tokë pranë një automjeti ushtarak të shkatërruar. Dëgjohet një zë duke bërtitur duke qeshur: “I kanë vraëë! Dikush iu afrua atyre. Ata shkuan atje dhe ua prenë kokën”.

Sipas CNN, prerjet e kokës kanë ndodhur në dy periudha të ndryshme: njëra mund të ketë ndodhur së fundmi, ndërsa tjetra, duke gjykuar nga sasia e gjetheve në tokë, duket se është filmuar në verë, ndoshta në fillim të vjeshtës.

CNN raporton se videoja e parë, e publikuar në një rrjet social pro-rus më 8 prill, dyshohet se është filmuar nga mercenarët rusë nga grupi Wagner – grupi paramilitar, përmes zërit të themeluesit Yevgeny Prigozhin, u mohua menjëherë.

Zëri që dëgjohet në sfond vjen i deformuar, ndoshta për të parandaluar identifikimin e tij. Ushtarëve të vdekur duket se u janë prerë edhe duart. Sipas raportimeve në mediat sociale ruse, videoja është xhiruar pranë qytetit Bakhmut, në Ukrainën lindore, skena e përleshjeve të dhunshme mes dy ushtrive.

Videoja e dytë u postua në Twitter. Është jashtë fokusit. Ajo tregon një ushtar rus, duke përdorur një thikë për të prerë kokën e një ushtari ukrainas.

Një zë në fillim të videos sugjeron se viktima mund të ketë qenë ende gjallë në kohën e ekzekutimit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës i ka bërë thirrje Prokurorisë së Gjykatës Penale Ndërkombëtare, që t’i kushtojë vëmendje të menjëhershme ekzekutimit të të burgosurve, si pjesë e hetimit për krimet kundër njerëzimit.

“Ushtria e Federatës Ruse vazhdon të kryejë krime të tmerrshme lufte në Ukrainë. Duke pozuar para kamerës, xhelatët rusë i marrin jetën një personi me cinizëm të plotë”, thekson ministria. OKB-ja tha se ishte “e tmerruar”.

“Në një botë të gënjeshtrave, ne duhet të verifikojmë vërtetësinë e këtyre imazheve të tmerrshme. Nuk ka dyshim se këto janë pamje të tmerrshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia Tass.

Bashkimi Evropian, “nuk ka informacion për vërtetësinë e videos”, por “nëse konfirmohet, është një tjetër kujtesë e ashpër e natyrës çnjerëzore të agresionit rus”, deklaron zëdhënësja e Komisionit Evropian, Nabila Massrali.

BE do të mbajë përgjegjës “të gjithë autorët dhe bashkëpunëtorët e krimeve të luftës” në Ukrainë, shpjegoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë