Ka ndodhur

Kapet me mbi 8 kg heroinë, arrestohet 27-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 27-vjeçare është shqiptare arrestuar në Greqi pasi posedonte më shumë se 8.5 kilogramë heroinë.

Mediat greke shkruajnë se 27-vjeçarja është arrestuar në Ampelokipi të Selanikut dhe dyshohet se ishte anëtare e një rrjeti të organizuar droge.

Punonjësit e policisë të Selanikut sekuestruan 18 pako me gjithsej 8 kilogramë e 561 gramë heroinë, sasi që mendohet të ishte destinuar për shitje.

Sipas policisë, roli i 27-vjeçares ka qenë ai i marrjes, ruajtjes dhe trafikimit të mëtejshëm të dozave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë