Ka ndodhur

Stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti kapet me drogë dhe arrestohet në aeroportin e Stambollit

Policia e Turqisë ka ndaluar dhe arrestuar ditën e mërkurë në Aeroportin e Stambollit stilistin e njohur kosovar Valdrin Sahiti.

Sipas mediave kosovare arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasi ai është i dyshuar për veprën penale blerje dhe posedim të drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, por pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë