Ka ndodhur

Sera me 610 fidanë kanabis edhe në Krujë, shpallen në kërkim babë e bir

Gazeta Si – Babë e bir janë shpallur në kërkim, pasi në banesën e tyre në fshatin Shkoza e Bardhë në Thumanë të Krujës, u gjetën 610 fidanë narkotikë kanabis.

Si rezultat i kontrollit në banesën e 66-vjeçarit E.R., dhe 36-vjeçarit D.R., (babë e bir), u zbuluan 2 sera, ku pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.    

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Shkozë e Bardhë R.M., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë