Politike

Hetimi i kandidatëve për dekriminalizimin, Çela: Disa shtete nuk ofrojnë ndihmë juridike

Në prag të fushatës zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, në një komunikim për gazetarët tha se është ngritur një strukturë e posaçme që analizon çdo rast që lidhet me krimet zgjedhore

“Masat janë të njëjtat, angazhimi i prokurorëve është i njëjtë, strukturat janë të njëjtat. Do kemi 13 prokurori që do angazhohen sepse më 1 maj fillon aktiviteti i prokurorive me ndryshimin e hartës së re gjyqësor. Do vlerësohet çdo material referues që ka të bëjë me krimet zgjedhore…”, tha ai.

I pyetur mbi hetimin e kandidatëve të dyshuar se preken nga ligji për dekriminalizimin, ku një listë të tillë e ka çuar më herët edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, Çela u përgjigj se, “një pjesë e madhe e shteteve nuk ofrojnë ndihmë juridike për çështjen e dekriminalizimit”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë