Gazeta Si – Pronari i një biznesi në Durrës ka kallëzuar në polici zhdukjen pa gjurmë të dy vajzave nga Nepali, të cilat punonin si sanitare në hotelin e tij.
Në Stacionin e Policisë Plazh, shtetasi I.K., 68 vjeç, administrator i një biznesi hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, u ka thënë efektivëve se nepalezet ishin të akomoduara në po këtë biznes dhe kujdeseshin për higjienën e dhumave të objektit.
Ai i tha policisë se vajzat që janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, janë shtetaset, P.Sh., 35 vjeçe dhe E.D., 23 vjeçe.
Policia tha se ka referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje