Politike

Hidhet shorti në KQZ, renditja e partive në fletën e votimit: Koalicioni ‘Berisha-Meta’ i pari, PS e dyta, Alibeaj i nënti

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u hodh shorti për renditjen në fletën e votimit për Këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

Të parat që u shortuan ishin tre subjektet zgjedhore, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste. Pas hedhjes së shortit rezultoi që koalicioni Meta-Berisha do të jenë të parët në listë, PS e dyta, ndërkohë që partia e Agron Dukës do të renditet e treta.

Sa i përket Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, e cila garon në 57 bashki për këshillat bashkiakë, do të renditet e 9.

Renditja e plotë e 40 partive:
1- Koalicioni “Bashkë fitojmë”
2- PS
3- PAA
4- Partia Republikane
5- Partia Lëvizja e Legalitetit
6- Partia Demokracia Sociale
7- Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”
8- Partia Social Demokratike
9- Partia Demokratike
10- Aleanca progresiste LZHK
11- Fryma e re Demokratike
12- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet
13- Partia për Eurpianizim e Integrimin e Shqipërisë
14- Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë
15- Partia Bindja Demokratike
16- Partia për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve
17- Aleanca Arbnore Kombëtare
18- Partia Balli Kombëtar
19- Partia Aleanca për demokraci dhe solidaritet
20- Lëvizja Punëtore Shqiptare
21- Fronti i Majtë
22- Partia e Unitetit Kombëtar
23- Partia e Gjelbër
24- Partia Konservatore
25- Partia Lëvizja e Re
26- Aleanca për Barazi e drejtësi Europiane
27- Partia Kombëtare Konservatore Albania
28- Partia për mbrotjen e të drejtave të punëtorëve
29- Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian
30- Partia e Emigracionit Shqiptar
31- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
32- Partia Komuniste e Shqipërisë
33- Partia Ora e Shqipërisë
34- Partia KristianDemokrate
35- Nisma thurje
36- Partia Lëvizja Bashkë
37- Minoriteti grek për të ardhmen
38- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
39- Partia Demokristiane Shqiptare
40- Ardhmëria Shqiptare


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë