Politike

Floriana Garo: Xhaçka emëroi diplomate gruan e shtetasit turk që SPAK i sekuestroi pronat, ndaj tij ka urdhër-arrest evropian

Partia Demokratike ka denoncuar një nga emërimet në diplomaci nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, përmes një deklarate, u shpreh se ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll, Juna Harkan. Sipas PD-së, Harka nuk ka punuar as edhe një ditë në diplomaci, dhe se, “është bashkëshortja e shtetasit turk Ramazan Keski, ndaj të cilit ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020”

Sipas Garos, dy javë para se Juna Harka të emërohej diplomate, SPAK i sekuestroi bashkëshortit të saj pronat në Shqipëri.

“…Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK vendosi vënien në sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithëkëtë, znj. Harka-Keskin, jo vetëm u emërua në Ambasadë, por u pajis shumë shpejt me pasaportë diplomatike.

Në datën 5 prill 2023, kur kishin përfunduar të gjitha procedurat për emërimin në Stamboll të znj. Harka-Keskin, disa media shqiptare njoftuan se u vunë në sekuestro pasuritë e bashkëshortit të saj turk.

Të njëjtën ditë ka ardhur reagimi i autoriteteve turke për emërimim e znj. Harka dhe asaj i është kërkuar dorëzimi i pasaportës diplomatike nga MPJ.

Kjo ndodhi nga frika e skandalit dhe zhurmës që do pasonte. Pëndryshe Xhaçka do të vijonte e qetë, gjë që e dëshmon fakti se, që nga emërimi deri te botimi në media i lajmit të sekuestros, kaluan 6 javë. Eshtë e pamundur që një institucion i lartë si MPJ, me shefe një ish-Ministre të Mbrojtjes, të mos ketë patur të dhëna nga shërbimet inteligjente se kush është Ramazan Keskin dhe kush bashkëshortja e tij…”, tha Garo


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë