Ministri i Jashtëm i Greqise, Nikos Dendias, ka deklaruar se viti 2023 do të sjellë zhvillime produktive në lidhje me paktin për Detin.
“Po, ka zhvillime. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t’ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë. Pas kësaj do i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë çështjen me ne. Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 2023 pres të kemi zhvillime” tha Dendias.
Në parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon. Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se sa mund të ndikojë vendimi i Greqisë në zonën ekskluzive ekonomike dhe efekti i ishujve grekë në përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve. Kështu që kjo çështje u vendos që të ndahej në Hagë.
Duke përmendur edhe vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, Dendias ka thënë se në marrëdhëniet me Shqipërinë në një masë të madhe ka ndryshuar modeli dhe se ai beson në miqësinë greko-shqiptare apo edhe tek ura lidhëse e minoritetit grek.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje