Bota

Nju Jorku punëson një ‘sherife’ kundër minjve për të penguar pushtimin e metropolit

Gazeta Si – Minjtë janë bërë një problem i pamenaxhueshëm në Nju Jork, prandaj kryebashkiaku i Eric Adams, ka emëruar një super-sherife kundër tyre.

Lufta kundër brejtësve është një nga tre shtyllat për të përmirësuar cilësinë e jetës në metropol, sipas Adams, dhe për këtë arsye Kathleen Corradi, një ish-mësuese e shkollës fillore, është emëruar në krye të Task-forcës përgjegjëse për shfarosjen e miliona brejtësve që infektojnë “Big Apple”.

Katër muaj më parë bashkia kishte hapur një shpallje në kërkim të një personi të përshtatshëm për postin e ri: 900 kandidatë ishin paraqitur në apel.

“Të etur për gjak” dhe “me instinkte vrastare për të luftuar një armik pjellor dhe të palodhur”, ishin dy nga kualifikimet e nevojshme për këtë post.

Corradi, e cila në rolin e saj si mësuese punoi në shfarosjen e minjve të shkollave metropolitane, ka treguar se mund ta bëjë një gjë të tillë, kur që vajzë dhjetëvjeçare, u tmerra duke parë një mi të ngordhur përgjatë shinave hekurudhore të Long Island.

Ajo nisi një koleksion nënshkrimesh në lagje për të bindur me sukses autoritetet që të shfarosnin minjtë nga zona.

“Puna është e qepur për të”, pranoi demokrati Adams, një ish-polic, i cili ka përjetuar vetë se çfarë do të thotë emergjencë minjsh për Nju Jorkun.

Në janar, kryebashkiaku u gjobit për herë të tretë për praninë e brejtësve në shtëpinë e tij në Bruklin.

Adams e ka bërë luftën kundër minjve një nga direktivat kryesore të administratës së tij: si krimi dhe prania e njerëzve të pastrehë në rrugë, ato janë sipas mendimit të tij simptomat e një çrregullimi urban që duhet të frenohet me çdo kusht nëse metropoli duhet të rikthehet si dikur para pandemisë.

Në realitet, problemi për Nju Jorkun është shumë i gjatë: në pesë bashkitë e tij ka po aq minj sa ka banorë, madje dhe Charles Dickens u ankua për praninë e tyre kur ai vizitoi qytetin në 1842.

Kryebashkiakë të tjerë, nga Rudy Giuliani te Bill de Blasio, janë përpjekur t’i zhdukin ata, e megjithatë Corradi është personi i parë në rolin e ri.

Me një pagë prej 155,000 dollarë në vit, “Caresha e re” (siç i quajnë amerikanët menaxherët multidisiplinarë), do të koordinojë aktivitetet e departamenteve të ndryshme kompetente – kryesisht ato të shëndetit dhe kanalizimeve urbane – për të arritur ‘objektivin’.

“Unë do të jem sherifja juaj e re, kam përvojë me minjtë”, – tha gruaja tha pas emërimit: “Ato janë simptoma e problemeve sistemike që përfshijnë depozitimin e mbetjeve, shëndetin, strehimin dhe drejtësinë ekonomike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë