Ka ndodhur

Bie nga skela e një pallati në Shëngjin, humb jetën punëtori i ndërtimit

Gazeta Si – Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ra nga skelat e një pallati në Shëngjin, pranë zonë së Kunes. Policia thotë se viktima është 48-vjeçari A.L., nga Kallmeti i Lezhës.

Mësohet se ai ka marrë dëmtime të rënda pasi ra nga skela dhe ndërroi jetë rrugës, duke u transportuar në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A.K.

Grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë