Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko, zhvilloi një takim me demokratët e degës numër 10 ku u fokusua tek Sali Berisha.
“Koha është sot për një ndarje tërësore nga një trupë pushtet-ushtruese, e njëjta e perceptuar nga publiku dhe e përcaktuar dhe nga partnerët ndërkombëtarë si abuzive me pushtetin dhe përfaqësimin e besuar nga demokratët në vite.
Momente të vështira politike për Partinë Demokratike të Shqipërisë, një ndarje e imponuar për shkak të një agjende thellësisht vetjake të zotit Berisha, i njëjti që mund të identifikohet si shkaku thelbësor i përçarjes së Partisë Demokratike.
Koha për një ringritje të Partisë Demokratike, e tilla mund dhe duhet të vijë përmes një bashkërendimi dhe angazhimi të personaliteteve publike, qytetarëve të angazhuar, profesionistëve, individëve me mendim dhe drejtim të qartë politik, prurjeve të reja nga secili fluks shoqëror.
Partia Demokratike mund dhe duhet të ringrihet përmes një platforme të plotë qytetare dhe politike, gjithashtu”, tha Bejko.
Sipas tij, 14 maji është sa ditë zgjedhjesh politike dhe administrative aq edhe ditë për të ndëshkuar poltikën e keqe.
“14 Maji është një ditë zgjedhjesh politike dhe administrative, është një ditë për të votuar për fillimin e zgjidhjes së problemeve administrative të qytetit të Tiranës. Në të njëjtën kohë, 14 Maji mbetet një ditë dhe datë për të ndëshkuar politikën e keqe të zgjidhjeve të munguara, të shërbimeve publike jo thelbësisht të ofruara, shtrenjtësinë e shërbimeve bazike përkatësisht rritja e çmimit të ujit në 40 për qind gjatë vitit të fundit…”, tha ndër të tjera Bejko.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje