Gazeta Si – Mercenarët rusë nga grupi Wagner kanë vrarë fëmijë në qytetet e Bakhmutit dhe Soledarit në Ukrainë.
Kjo u rrëfye për Gulag.net, një organizatë ruse për të drejtat e njeriut, nga dy anëtarë të milicisë, të cilët hynë në grupin Wagner përmes rekrutimit në burg.
Njëri nga të dy, Azamat Uldarov, tha se ai “kishte qëlluar në kokë një vajzë 5-vjeçare”.
“Kam zbatuar urdhrin me këtë dorë, kam vrarë fëmijët, duke përfshirë edhe pesëvjeçarë,” tha paraushtaraku rus. Së bashku me të, rrëfeu edhe Alexei Savichev.
Azamat Uldarov dhe Alexei Savichev i kanë rrëfyer themeluesit të Gulagu.net, Vladimir Osechkin, detajet e ekzekutimit të më shumë se 20 fëmijëve dhe adoleshentëve ukrainas, shpërthimin e një burgu me më shumë se 50 të burgosur të plagosur dhe “pastrimin” e ndërtesave të banimit, duke i vrarë të gjithë, përfshirë fëmijët.
Sipas dy anëtarëve të grupit Wagner, urdhri për të “pastruar” Bakhmutin pa kursyer askënd, do të kishte ardhur nga kreu i brigadës famëkeqe, Yevgeny Prigozhin.
Ishte edhe më keq në Soledar. Savichev shpjegoi se kishte një urdhër sipas të cilit “të gjithë mbi 15 vjeç duhej të pushkatoheshin me një lëvizje, pa fjalë. U vranë 20-24 veta, 10 prej të cilëve 15 vjeç”.
Kur u pyet për civilët e vrarë në Ukrainë në shkurt 2023, Savichev u përgjigj se 15-vjeçarët ukrainas “vështirë mund të quhen civilë” dhe gjithashtu tha se militantët e Ëagner do të përballeshin me kërcënime me vdekje nëse do të komunikonin me gazetarët.
Sakaq, rreth 500 fëmijë dhe adoleshentë ukrainas janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas raportit të fundit nga Prokurori i Përgjithshëm i Kievit.
Mes viktimave të fundit të reja, është një 17-vjeçar, i cili vdiq dje në një sulm me raketa ruse në rajonin e Mykolaiv.
Sipas prokurorisë, janë prekur gjithsej 1418 fëmijë. Kishte 470 fëmijë të vrarë dhe 948 të plagosur, megjithëse departamenti beson se numri është më i lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje