Gazeta Si – Gjashtë shqiptarë, mes tyre dhe një grua janë arrestuar nga policia në Norvegji, pasi tentuan të kalonin në një port mbi 100 kg kokainë të ardhur nga Brazili.
Sipas mediave norvegjeze, anija e mallrave “Nordloire” lundroi nga Vila do Conde në Brazil për në Husnes në Kvinnherad të Norvegjisë.
Sasia e drogës ishte e fshehur dhe ngjitur poshtë vijës ujore të anijes për të mos u pikasur nga autoritetet portuale lokale.
Agjencia doganore e quajti një metodë të njohur të fshehjes së drogës nga grupet kriminale. Bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh ndonjëherë të drogës në Norvegjinë Perëndimore.



Në një konferencë për shtyp, policia lokale tha se ky nuk është rasti i parë i trafikut të drogës në këtë mënyrë, “por nuk do të jetë as i fundit”.
Hetimet u kryen duke përdorur robotin nënujor të telekomanduar të Agjencisë Doganore dhe ekuipazhet e zhytjes të Rojës Bregdetare zbuluan se substanca ishte ngjitur poshtë vijës ujore në anijen e ngarkesave.
“Këtu shohim se si anijet e mëdha përdoren për të transportuar drogë nën vijën ujore, shpesh pa ekuipazhin e vetëdijshëm për këtë”, thotë Ynnesdal, një zyrtar i policisë.
Në njoftimin për shtyp, Bordi i Doganave Norvegjeze shkruan se prej disa vitesh janë në dijeni të kontrollit të anijeve nga Amerika e Jugut, pasi prodhimi i drogës bëhet në vendet e këtij kontinenti.
Shqiptarët u arrestuan të enjten nga policia e Husnes, ndërsa të premten u është caktuar masa e paraburgimit prej katër javësh.
Të gjithë akuzohen për vepra të rënda të trafikimit të drogës.
Ata nuk kanë asnjë lidhje me vetë anijen, sipas Autoritetit Doganor Norvegjez, ndërsa disa nga të burgosurit janë deklaruar të pafajshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje