Laburistët në Britani kanë njoftuar planet e tyre për tu dhënë azilkërkuesve në Uells një pagë mujore prej 1600 paund si dhe para nga taksapaguesit për ndihmë ligjore për të luftuar dëbimin nga vendi.
Plani, që i është dërguar zyrtarisht Ministrit të Drejtësisë Lord Bellamy janë ende në fazën e zhvillimit dhe duhet të miratohet për të vazhduar.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar aktualisht shpenzon rreth 6 milionë paund në ditë për të akomoduar emigrantët në të gjithë vendin në hotele dhe ambiente të tjera.
Sipas planeve të Uellsit, qeveria do t’u siguronte emigrantëve një pagë dhe tarifat e avokatëve të tyre në një përpjekje për të ndaluar deportimin e tyre, raporton ‘The Sun’.
Laburistët gjithashtu planifikojnë që të gjithë emigrantët që shkojnë të pashoqëruar të kenë akses në skemën e të ardhurave sapo të mbushin 18 vjeç.
Laburistët në Uells kanë krijuar tashmë një skemë pilot që parashikon se të gjithë ato që largohen nga kujdesi sapo mbushin 18 vjeç, të marrin 1600 paund çdo muaj për dy vite.
Duke folur për ‘The Sun’, James Robert’s i Aleancës së Tatimpaguesve shprehu dyshime mbi këtë qëndrim.
“Ndihma juridike është një e drejtë por emigrantët e paligjshëm nuk duhet të lejohen që të kërkojnë këto para”, tha ai.
Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha se do t’i përgjigjen letrës në kohën e duhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje