Enkelejd Alibeaj nuk nxori kandidat nga PD-ja për Elbasanin duke i lënë fushën e “lirë” Luçiano Boçit që të mos kishte andralla edhe nga të vetët në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.
Por Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së i dërguar në Elbasan tha në një takim me strukturat se demokratët e Elbasanit duhet të votonin vetëm logon e PD dhe jo Bocin kur kërkoi asnjë votë për koalicionin e Metës.
“…Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak kryesohet nga Kryetari i Partisë Demokratike Dega Elbasan z. Eugen Isaj, një administrator lokal i provuar, me integritet dhe përkushtim profesional e qytetar për Elbasanin. Të tillë janë të 51 kandidatët e listës së PD për Këshillin Bashkiak, duke ofruar modelin më të mirë për qytetarët e Elbasanit. Ne jemi aty ku kemi qenë në 32 vjet, në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kemi qenë dhe do të mbetemi përjetë demokratë. Në 2023 nuk mund të përsërisim gabimet e të shkuarës. Të gjithë e mbani mend se sa herë i kemi dhënë pushtet të pa merituar me votën e demokratëve Ilir Metës, na ka kthyer kurrizin dhe e ka përdorur për të fuqizuar, sjell apo mbajtur në pushtet Edi Ramën”, tha Gazmend Bardhi. Më tej ai shtoi: “Në 14 Maj, votoni Partinë Demokratike, votoni nr. 9, votoni listën e këshilltarëve të Partisë Demokratike. Kjo nuk është koha që me votën e demokratëve të fuqizohen parti të tjera, përfshirë partinë e Ilir Metës. Kjo është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje