Më 14 Maj votimi elektronik do të aplikohet në 3 bashki në vend, Elbasan, Kamëz dhe Vorë.
Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, vëzhgoi nga afër procesin e testimit të votimit elektronik në Elbasan. Ai siguroi se votimi është 100% i sigurt dhe garanton fshehtësinë e votës.
“Nga pikëpamja e sigurisë dhe fshehtësisë së votës, pajisja ka siguri 100%. Nuk ka asnjë lloj mënyre për të identifikuar votën e votuesve. Garantohet fshehtësia ndaj do t’i ftoja votuesit e këtyre 3 bashkive që pa hezitim të votojnë për kandidatët, pa qenë në dyshim që vota e tyre do të jetë publike. Pajisja dhe sistemi i ofron të gjitha, as sistemi i zgjedhjeve, as kompania s’ka mundësi për të verifikuar mbi votën e qytetarëve.
Pajisja është e thjeshtë në votim edhe për moshën e thyer. Sistemi e lehtëson procesin e votimit dhe me siguri qytetarët që do të marrin pjesë në votime në këto 3 bashki do e shohin që është e thjeshtë.
Nëse ka një gjë që sistemi e ndalon është votimi familjar se mund të paraqitet vetëm 1 votues që nëse do të duhet, me këshillimin e një përfaqësuesi teknik do të ndihmohet në procesin e votimit por pa u identifikuar zgjedhja. Kemi sjellë në Elbasan në tre pika, në bashkinë e Kamzës në 2 ambiente dhe në bashkinë e Vorës në 1 ambient për t’u familjarizuar. Këto do të qëndrojnë deri para zgjedhjeve ndaj i nxis partitë politike dhe mediat që të nxisin qytetarët të testojnë pajisjen”, tha Celibashi.
Në përfundim të procesit të votimit, për 10 minuta sistemi arrin të përpunojë rezultatin përfundimtar që do të dalë i printuar dhe i vulosur me kode sigurie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje