Politike

Lokalet / Meta, takim të shkurtër me Berishën

Ilir Meta zhvilloi një takim të shkurtër me Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit.

Takimi mes dy krerëve të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, vjen një ditë pasi u takuan me shefen e misionit të ODHIR, Audrey Glover.

Berisha dhe Meta çelën fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të shtunën (15 prill) në stadiumin “Air Albania” ku prezantuan 61 kandidatët për bashkitë e vendit.

Një ditë më parë (të hënën) Berisha dhe Meta ishin bashkë në prezantimin e kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë” në qytetin e Gramshit.  

Pas takimit në selinë blu, Meta nuk dha asnjë koment për mediat përveçse përcolli parullën se “do fitojmë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë