Gazeta Si – Autoritetet në Amerikën Latine kanë arrestuar 14.260 njerëz dhe kanë konfiskuar rreth 200 tonë kokainë, në kuadër të një operacioni të madh, të udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol).
Në periudhën 12 mars-2 prill, autoritetet kanë konfiskuar 203 tonë të kokainës dhe drogave tjera – vlera e të cilave arrin në rreth 5.7 miliardë dollarë.
Përgjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 8.200 armë të paligjshme dhe 305.000 fishekë. Operacioni është thënë të jetë zhvilluar në 15 shtete.
Në total, autoritetet kanë ndërprerë veprimtarinë e 20 grupeve kriminale, përfshirë sindikatën braziliane të krimit, Primeiro Comando da Capital, bandën e të rinjve të Salvadorit, Mara Salvatrucha dhe Kartelin e Ballkanit, që është aktiv edhe në Amerikën Jugore.
“Fakti që një operacion i konfiskimit të armëve ka rezultuar në kapje të një sasie kaq të madhe të drogës, dëshmon se këto krime janë të ndërlidhura”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock.
“Rrjetet e krimit të organizimit, me të gjitha aktivitetet e paligjshme, e kanë vetëm një prioritet, përfitimin. Ne, si zyrtarë për zbatim të ligjit, duhet të tregojmë vendosmëri për t’i shkatërruar këto grupe në çdo rajon të botës”, ka thënë mes tjerash Stock.
Njëmbëdhjetë persona u liruan në Paraguaj nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe Kolumbia, në bashkëpunim me Venezuelën, ndaluan një venezuelas, i cili kërkohej nga Interpoli për terrorizëm dhe trafik armësh.
Vendet pjesëmarrëse në Trigger IX ishin Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Hondurasi, Meksika, Panamaja, Paraguaj, Peru dhe Uruguai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje