Gazeta Si – Në Nju Jork, bilanci i shembjes së një parkingu publik në Manhatan ende në rrethana të paqarta, është një i vdekur dhe të paktën 5 të plagosur.
Sipas burimeve të para, katet e parkingut trekatësh janë shembur papritur mbi rrugë rreth orës 16.15 me orën lokale, 22.15 në Europë dhe për pasojë kanë rënë të gjitha makinat që kanë qenë të parkuara në atë kohë.
Kryetari i bashkisë së metropolit, Eric Adams shkoi në vendin e aksidentit menjëherë. Katër nga të plagosurit u shtruan në spital, ndërsa i pesti donte të shkonte në shtëpi.






Zjarrfikësit ishin në gjendje të identifikonin shpejt personat e përfshirë me përdorimin e dronëve dhe një qen robot.
Kati i dytë i parkingut – në zonën financiare të Manhatanit – është shembur i pari, ka raportuar rrjeti televiziv, CBS. Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, është parë dëmi që u është shkaktuar makinave nga shembja.
Departamenti i Zjarrfikësve në qytetin e Nju Jorkut ka thënë se operacioni i shpëtimit ka qenë “jashtëzakonisht i rrezikshëm” për zjarrfikësit, pasi struktura ka qenë shumë “jostabil”.
“Ne kemi pasur zjarrfikësit brenda ndërtesës, duke kërkuar. Ndërtesa ka qenë duke u shembur. Mirëpo tani besojmë se të gjithë punëtorët i kemi jashtë ndërtesës”.
Komisioneri i policisë, Keechant Sewell, foli për “kolaps strukturor”. Ndërtesa është në pronësi të “Abacus Bank”, institucioni i paditur në të kaluarën për mashtrim financiar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje