Ka ndodhur

Drogë në Lushnjë, arrestohen shpërndarësi shqiptar dhe klienti italian

Gazerta Si – Dy persona janë vënë në pranga në Lushnjë, pasi njëri u jap duke shpërndarë drogë, ndërsa tjetri e blinte.

Sipas policisë, shqiptari G.S., 42 vjeç dhe italiani R.A., u kapën në flagrancë në një makinë teksa shkëmbenin drogën. 42-vjeçari ishte shpërndarësi, ndërsa 20-vjeçari nga Italia e blinte.

“42-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë, në automjetin që drejtonte, teksa i shiste shtetasit Riccardo Andonie, doza të dyshuara lënde narkotike kanabis. Këto doza u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë