Gazeta Si – Tre persona me banim në Kosovë janë vënë në pranga në Sarandë, pasi akuzohen për transport të emigrantëve të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit të koduar “Border”, është bërë i mundur ndalimi i tre personave, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin koordinuan 3 automjete, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, për 26 emigrantë.
Të ndaluar janë shtetasit me iniciale -Sh. Sh., 25 vjeç, H. H., 22 vjeç dhe Sh. I., 47 vjeç, të tre banues në Kosovë, të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonin kundrejt fitimit, me 3 automjete të ndryshme, 26 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje