Ka ndodhur

Prostitucion në Pogradec, mes 3 të arrestuarve edhe pronarja e lokalit

Gazeta Si – Tre persona të akuzuar për ushtrim të paligjshëm të prostitucionit kanë rënë në pranga në Pogradec. Në pranga kanë rënë për Dhoksa Dhimitri, 48-vjeçarja Ardiana Cale dhe 35-vjeçari Eduard Zelollari.

Burimet thanë se në lokalin në pronësi të shtetases Dhoksa Dhimitri siguroheshin klientët të cilët më pas e ushtronin këtë veprimtari në një prej hoteleve në afërsi të qendrës së qytetit.

Policia bën me dije se prej 2 muajsh lokali ishte vënë nën vëzhgim dhe hetohej nga ana e uniformave blu, pasi kish të dhëna se ushtrohej prostitucion.

Ditën e sotme oficerët e policisë lokale kanë ndjekur një prej klientëve nga lokali deri në hotelin ku ushtrohej aktiviteti, duke i arrestuar në kushtet e flagrancës.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme rreth ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në të.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë