India do të kalojë Kinën për t’u bërë vendi më i populluar në botë nga mesi i këtij viti, tregojnë të dhënat e publikuara nga Kombet e Bashkuara.
Popullsia e Indisë pritet të arrijë në 1.4286 miliardë – 2.9 milionë më shumë se fqinji i saj me 1.4257 miliardë.
Kombet aziatike përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë globale për më shumë se 70 vjet.
Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë së fundmi me popullsinë e saj që u tkurr vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 1961.
Parashikimi i popullsisë së Indisë është pasqyruar në raportin e gjendjes së popullsisë botërore të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) pasi në vend nuk ka pasur asnjë regjistrim që nga viti 2011.
Pas 140 vjetësh regjistrimi të pandërprerë çdo 10 vjet, regjistrimi i vitit 2021 u anulua për shkak të Covid-it dhe u shty për në vitin 2022.
Tani ai është shtyrë përsëri në 2024.
Në një intervistë me BBC, shefi i OKB-së për Vlerësimet dhe Projeksionet e Popullsisë, Patrick Gerland, thotë se çdo numër në lidhje me madhësinë reale të popullsisë së Indisë lidhet me “supozime të bazuara në informacione të fragmentuara”.
“Ne nuk kemi të dhëna të vërteta zyrtare që dalin nga India”, thotë ai.
Gjithashtu, OKB-ja thotë se vlerësimi i tyre nuk përfshin popullsinë e dy Rajoneve Speciale Administrative të Kinës – Hong Kongut dhe Macau, të cilët së bashku kanë më shumë se 8 milionë banorë – ose ishullin e Tajvanit, të cilin Pekini e sheh si një provincë të shkëputur për t’u bashkuar me të.
Tajvani e sheh veten të dallueshëm nga kontinenti kinez, me kushtetutën e vet dhe liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Në nëntor, popullsia globale kaloi 8 miliardë. Por ekspertët thonë se rritja nuk është aq e shpejtë sa dikur dhe tani është në ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.
Si India ashtu edhe Kina kanë parë rënie në normat e tyre të lindshmërisë. Për pasojë në Kinë, numri i popullsisë do të fillojë të bjerë vitin e ardhshëm, pavarësisht se vendi ka braktisur politikën për një fëmijë që në vitin 2016 dhe ka futur stimuj për çiftet që të kenë dy ose më shumë fëmijë.
Rritja e kostos së jetesës dhe numri në rritje i grave që i bashkohen fuqisë punëtore janë ndër faktorët e tjerë që fajësohen për ngadalësimin e lindshmërisë në Kinë.
Në Indi, gjithashtu, normat e lindshmërisë kanë rënë ndjeshëm në dekadat e fundit nga 5 lindje për grua në vitin 1950 në 2 lindje për grua sot.
Një studim nga UNFPA evidenton se pothuajse dy në tre të anketuar identifikuan çështjet ekonomike si shqetësimet kryesore kur mendojnë për rritjen e popullsisë. bbc.com
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje