Gazeta Si – Dy ditë pas operacionit për heqjen e apandesitit në QSUT, kryeministri Edi Rama u shfaq mbrëmjen e kësaj të mërkure për herë të parë në publik.
Ai mori pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit në kryeqytet. Për shkak të gjendjes së tij, fjalën përshëndetëse e mbajti bashkëshortja e tij Linda.
“E vërtetë që jo çdo e keqe vjen për keq. Edhe apandesiti i Edit nuk ka ardhur vetëm për keq. Falë ndërhyrjes për heqjen e tij në vend që të dëgjoni një fjalë të gjatë do të dëgjoni një përshëndetje të shkurtër nga unë”, – u shpreh ajo.
Linda Rama ka treguar përjetimet gjatë orëve kur kryeministri Rama ka qenë i shtuar në spital, ku ka veçuar një rast përkujdesjeje nga vajzat e bluzave të bardha që është kujdesur për të dhe kryeministrin.
Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut, ndaj duhet t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.
Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi dhe u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Kreu i qeverisë la ambientet e spitalit brenda 24 orëve duke qenë se gjendja e tij ishte e mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje