Ka ndodhur

Makina me të mitur del nga rruga, një i vdekur dhe 3 të plagosur në Berat

Gazeta Si – Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në rrugën rurale të fshatit Plirëz në Poliçan, Berat.

Policia thotë se shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z., (pasagjer në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z., (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë