Ka ndodhur

Me armë zjarri në makinë, ndalohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova

Gazeta Si – Një 45 vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në makinë.

Shtetasi F.D., tentoi të futej i armatosur në shtetin shqiptar, por falë inteligjencës informative u bë i mundur ndalimi i tij.

Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë