Gazeta Si – Dy persona kanë përfunduar në pranga në Vlorë, pasi ishin nën hetim për vjedhje. Gjatë kontrollit policia sekuestroi bizhuteri me vlerë 150 mijë euro si dhe dy makina të përdorura prej tyre.
Të arrestuarit janë S. G., 44 vjeç dhe Y. G., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë dhe personi që është shpallur në kërkim është L. H., 30 vjeç, banues në Vlorë. Këta persona akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore, duke vepruar në grup, ata janë autorë të dyshuar të vjedhjes së disa bizhuterive floriri me vlerë rreth 150.000 euro, në një banesë në Vlorë, vjedhje e kryer më datë 21.03.2023.
Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera të sendeve me vlerë, në banesa, që më pas janë shitur prej tyre.
Hetimet për këtë grup kanë zgjatur disa muaj dhe në fund është bërë konkretizimi i aksionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje