Gazeta Si – Drejtori i një shkolle 9-vjeçare në Hot të Ri të Shkodrës, është arrestuar, pasi lëshonte dëftesa false kundrejt shumës 3200 euro.
Policia thotë se në pranga ka rënë Gjovalin Kodra 54 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij 66-vjeçar Gjin Fusha, të cilët përdornin vulën e falsifikuar të një shkolle të mesme.
Policia sekuestrooi 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Kodra, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri, akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
Ndërsa Fusha, banues në Shkodër, akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të falsifikuar dëftesa, duke përdorur vulën e falsifikuar të shkollës së mesme në fshatin Breg Lumi, dhe për të pajisur me këto dëftesa, shtetas të ndryshëm, kundrejt përfitimeve monetare”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje