Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se me 14 maj ata synojnë atë pjesë të shoqërisë që refuzon politikën e vjetër.
“..Nuk jam nga ata që bëjnë baste, apo parashikime. Ajo çfarë është sfidë për të ardhmen e këtij vendi është për të ardhmen e qytetarëve. Synojmë atë pjesë të shoqërisë shqiptare që ka treguar se refuzon politikën e vjetër… Sfida jonë kjo është a do jemi në të aftë të jemi ne alternativa tjetër. Deri tani i kemi dhënë disa sprova…”, tha Alibeaj
I pyetur për fushatën në Tiranë, Alibeaj tha se të dhënat tregojnë se ka një refuzim të madh ndaj Metës, Berishës dhe Ramës.
“Nisur nga kjo situatë, që kemi sot, besoj që kandidati ynë është i pakapur pa asnjë lloj hije korrupsioni, daton që nga 1990, besoj ky është detyrimi që një parti duhet t’i japë si ofertë shqiptarëve.
Në këto kushte s’ka se si të mos them se është në dorë të qytetarëve të Tiranës që të mos kenë as Ramën as Berishën si ofertë politike. Kanë mundësi për të gjetur një politikë ndryshe, që nuk mbart asnjë dozë korrupsioni në dozën e vet. Ne e kemi bërë këtë, do të jetë në dorë të qytetarëve të Tiranës së vendosin fatin e tyre, tha Alibeaj në një interviste për “ABC News”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje