Ka ndodhur

Kinezit i gjenden rreth 29 mijë dollarë në bagazhe në Rinas

Gazeta Si – Një shtetas kinez është vënë nën hetim, pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar 28.900 dollarë të padeklaruara të fshehura në bagazhet që kishte me vete në Rinas.

Si rezultat i kontrollit në këto bagazhe, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 900 dollarë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjit.

Policia thotë se shtetasi L.X., 44 vjeç, banues në Kinë akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” ndërsa policia sekuestroi paratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë