Politike

Celibashi kërkesë Kolegjit: Vendosni shpejt për paditë, duhet të printojmë fletët e votimit

KQZ i ka dërguar kërkesë Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që ankimet e partive politike të shqyrtohen jo më vonë se 24 orë nga depozitimi i tyre.

Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi qëllimi i shqyrtimit me shpejtësi është që të shmangen vonesat në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 majit.

KQZ sqaron se çdo vonesë në gjykim krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit brenda afateve të përcaktuara. Ndër çështjet më të rëndësishme që pritet të shqyrtojë Kolegji Zgjedhor është emri i Ilir Metës në fletën e votimit të koalicionit me Berishën dhe çështja e Qerim Ismailaj.

Një ditë më parë, KAS vendosi që emri i kryetarit të Partisë së Lirisë të jetë në fletën e votimit ndërsa Kolegji Zgjedhor pritet të japë ‘fjalën e fundit’.

Ndërkohë më 24 prill pritet që të shqyrtohet ankimi i PD për të mos regjistruar në zgjedhje si kandidat të Partisë Socialiste për Bashkinë e Mallakastrës Qerim Ismailajn.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë