“Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit nuk e ha as qeni”! Më këtofjalë zgjodhi të komentonte incidentet në Bularat të Gjirokastrës, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu.
Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook, deputeti i PartisëDemokrarike ka dënuar deklaratat e qeverisë shqiptare, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk demonstroi as urtësi dhe as trimëri, në momentin që duhej njëra ose tjetra.

Sipas zotit Shehu, kryeministri është duke luajtur rolin e ‘të fortit’ me Greqinë dhe ka dështuar të negociojë me Athinën zyrtare si një partner ibarabartë, për të arritur një marrëveshje dinjitoze e të vlefshme.
“Ne pesë vite u luajt roli i te “fortit” atëherë kur duhej mençuri e urtësi për të shtyrë me përpara marrëdhëniet shume të mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkatërruar qëllimshëm ato”, thotë ndër të tjera ish-ministri.

Në reagimin e tij të plotë në rrjetin social Facebook, Shehi shkruan se: “Trimërinë pas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni! Mu kujtua kjofjalë e urtë ë Kurveleshit duke dëgjuar dje Kryeministrin të ngrihet përsëri nërolin e të fortit gjatë oshilacioneve të tij ndaj ngjarjeve të shëmtuara e të rrezikshme të Bularatit. Ashtu si në të gjithë trajektin pesë vjeçar të marrëdhënieve të Rilindjes me Greqinë edhe në këto ngjarje të fundit në asnjë rast nuk u demonstrua trimëri apo urtësi, pikërisht kur duhej njëra apo tjetra.

Në pesë vite u luajt roli i te “fortit” atëherë kur duhej mençuri e urtësi për të shtyrë përpara marrëdhëniet shumë të mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkatërruar qëllimshëm ato. U kapitullua atëherë kur duhej qëndruar e negociuar si dy partnere të barabarta për të arritur një marrëveshje dinjitoze e të vlefshme. U zhvillua kështu në këtë hark kohor një inkoherencë larg interesave të vendit e rajonit, që veçse të fut në një spirale ngjarjesh e provokacionesh të rrezikshme. E njëjta “déjà vu” edhe me qendrimete deklaratat teatrale kryeministrore për dinamikën e çfarë ndodhi ato ditë nëBularat; gjithmonë jashtë kohe e kontekstit. Përfundimi: “Një vërrë në ujë” siç thuhet, vetëm kakofoni e thellim i konfuzionit politik e të qëndrimeve. Ndërsa dje kanosja e tij: “Provoni të kaloni edhe një herë nga lagja ime, me gurë do ju ndjekim”, me kujtoi fëmijërinë!”

Reagimi i ish-ministrit ishte më i fundit mes një sërë diskutimeshdhe dinamikash, pasi ekstremistët dhe nacionalistët grekë u mblodhën në Bularatpër varrimin e Kostandinos Kaçifas, duke protestuar me thirrje anti-shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje