Ka ndodhur

Arrestohet pas dy vitesh 30-vjeçari i shpallur në kërkim për drogë në Elbasan

Gazeta Si – Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim për lëndë narkotike dhe municion luftarak, është vënë në pranga në Elbasan.

Sipas policisë, i riu me iniciale D.B., është shpallur në kërkim dy vite më parë, pasi Gjykata e Elbasanit i kishte dhënë masën e sigurisë sigurisë “Arrest në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Në një rast të goditur nga shërbimet e Policisë, në shtator të vitit 2021, u konstatua se shtetasi D. B., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak”, – njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë