Gazeta Si – Në një operacion antidrogë, policia ka asgjësuar 1.140 fidanë të dyshuar si narkotikë kanabis sativa me qëllim kultivimi. Kontrollet janë përqendruar në zonat e pyllëzuara të territoreve të Niklës dhe Fushë Krujës.
“Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies”, – njofton policia.
Megjithatë, pavarësisht nga zbulimi dhe asgjësimi i tyre, policia nuk ka mundur të arrestojë asnjë person të dyshuar.
Ndërkohë, një person është arrestuar në Kurbin të Lezhës nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike në banesën e tij.
Nëpërmjet vëzhgimit me dron, është bërë i mundur zbulimi i 94 fidanëve të kanabisit që i arrestuari V.C., i kishte mbjellë pas banesës së tij.
Fidanët e kanabisit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa pronari i banesës, akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje