Gazeta Si – Dominic Raab, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë i Mbretërisë së Bashkuar, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për bullizëm të bashkëpunëtorëve të tij në aktivitetet qeveritare.
Vendimi erdhi pas dorëzimit për kryeministrin Rishi Sunak të raportit mbi sjelljen e Raab, që dyshohet se ka ndodhur një ditë më parë.
My resignation statement.👇 pic.twitter.com/DLjBfChlFq
— Dominic Raab (@DominicRaab) April 21, 2023
Në një letër të postuar në Twitter, Raab pranoi se ka dy pretendime në raportin e sjelljes së tij, që ai nuk mund t’i mohojë.
Megjithatë, përfaqësuesi i konservatorëve kundërshtoi rezultatet e hetimit, duke i quajtur ato “të papërsosura” dhe duke deklaruar se “ato përbëjnë një precedent të rrezikshëm për sjelljen e mirëqeverisjes”.
“Kam kërkuar një hetim dhe jam zotuar të jap dorëheqjen nëse do të konstatohet ndonjë lloj bullizmi. Mendoj se është e rëndësishme të mbaj fjalën time”, – shpjegoi Raab në letrën e tij të dorëheqjes.
Hetimi, vazhdoi ai, “do të inkurajojë ankesa të rreme kundër ministrave dhe do të ketë një efekt parandalues ndaj atyre që udhëheqin ndryshimin në emër të qeverisë tuaj dhe në fund të fundit të popullit britanik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje