Ka ndodhur

Vlorë/ Kanosi dhe goditi në kokë 39-vjeçaren, policia shpall në kërkim autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, kur një grua është kërcënuar dhe plagosur me sende të forta në kokë.

Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, teksa ka regjistruar procedimin penal.

Shtetasi I. SH, 37 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me sende të forta në kokë 39-vjeçaren me iniciale E. K.

Po ashtu dyshohet se 37 vjeçari e ka përndjekur për disa ditë 39 vjeçaren.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen ‘Isa Boletini’, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se vijon kërkimet për kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë