Ka ndodhur

Tentoi të fshehë ngjarjen, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan: U dëmtova në palestër

Gazeta Si – Një 26-vjeçar i plagosur është vënë në pranga në Elbasani, pasi dyshohet se inskenoi ngjarjen dhe dha deklarata të rreme në polici.

Sipas policisë, mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale K.P., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi pasditen e të shtunës është paraqitur për mjekim në spitalin e Elbasanit, dyshohet i dëmtuar nga një material xhami.

Gjatë marrjes në pyetje, dyshohet se i riu, se për të penguar zbulimin e së vërtetës, ka inskenuar ngjarjen dhe ka dhënë deklaratë të rremë, duke pretenduar se ishte dëmtuar në një ambient privat (palestër).

Por sipas burimeve paraprake, 26-vjeçari është konfliktuar me një grup të rinjsh në një lokal në Elbasan. Ata janë zënë me gota qelqi dhe i riu mbeti i plagosur, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

I riu rezulton të jetë emër i njohur, pasi në janar të vitit 2020 ndaj tij është kryer një atentat me armë zjarri brenda makinës tip ‘Range Rover’ duke e lënë të plagosur. Më herët i riu ishte arrestuar nga policia për drogë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë