Politike

Bardhi kundër Alibeajt për Vaun e Dejës

Ndërsa Enkelejd Alibeaj po bënte fushatën në Patos duke hedhur akuza tw forta ndaj Berishës se i çoi kandidatët e primareve te partia e Ilir Metës, në skajin tjetër të vendit, Gazment Bardhi gjendej në Vaun Dejës duke mbështetur jo kandidaten e PD-së, Klomentina Drini, por Zef Hilën të përzgjedhurin e Sali Berishës. Një lëvizje që la një shenjë të fortë në garën për 14 majin, pasi nxori në pah përçarjet që ekzistojnë brenda PD së rrudhur në 14 kandidatë për kryetar bashkie.

Zef Hila në fakt u “riciklua” në politikë, pasi u zgjodh deputet në kohën ku Lulzim Basha ishte kryetar partie, si kompensim për mos marrjen pjesë në zgjedhjet lokale të katër viteve më parë, ku opozita e bojkoti procesin.

“Në takimin me Kryesinë e Degës Vau i Dejës i shpreha gjithë mirëkuptimin dhe mbështetjen time për qëndrimin lidhur me zgjedhjet e 14 Majit. Situata e krijuar dhe presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm, për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin”, tha Bardhi. Takimi i ishte diçka i pazakontë për Bardhin, pasi i duhej të përballej me kritikat e kryesisë së Vaut të Dejës kundër Alibeajt.

Për Partinë Demokratike këto zgjedhje përbëjnë në vetvete luftë për ekzistencë. Zgjedhjet e 14 majit do të tregojnë peshën elektorale të kësaj partie, e cila tashmë betejën e që të votohet më shumë si logo e të marrë më shumë këshilltarë. Votat si subjekt politik do të jenë edhe përcaktuese mbi zhvillimet brenda demokratëve të ndarë në mes Berishës dhe grupimit Alibeajt. Natyrisht humbjen e mundshme të zgjedhjeve dy kampet do ta hedhin të njëri-tjetri dhe jo të kundërshtari i yt i vërtetë politik që janë socialistët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë